Ënjtja e këmbëve mund të jetë shenjë për sëmundje

Ënjtja e këmbëve për shkak të ulurit të gjatë ose qëndrimit në këmbë ndikon negativisht mbi kualitetin e jetës së njerëzve. Këmbët, veçanërisht kyçet, janë pjesë e trupit ku më shpesh mund të vërehen të ënjtje (edem).

Shenjat e para janë ndenja e parehatshme te këpucët dhe shtrëngim, që fillon nëse gjatë kohë rrini ulur ose qëndroni në këmbë. Në disa raste, mund të vërehen dhimbje dhe plogështi.

Por ënjtje te këmbët mund të jetë edhe simptoma e parë për sëmundje sistematike. Cilat sëmundje sistematike manifestohen me ënjtjen e këmbëve, përgjigje na dha dr. Ljupço Stojkovski, specialist nefrolog, në Spitalin  e klinikës “Acibadem Sistina”.

Insuficienca venoze – Ënjtja në këmbë dhe shputa, shpesh është simptoma fillestare e insuficiencës venoze, gjendje kur gjaku më vështirë lëvizë nëpër venat prej këmbëve drejt zemrës. Në kushte të këtilla lëngu qëndron në indet e buta në pjesën e poshtme të këmbëve dhe shputave. Po ashtu, insuficienca venoze mund të sjellë edhe deri te ndryshime në lëkurë, me paraqitjen e të thatit dhe infeksionit.

Infeksioni – Ënjtja në këmbë dhe shputa mund të jetë shenjë edhe për infeksion. Pacientët me nefropati diabetike, kanë rrezik të rritur  të zhvillojnë infektim të lëkurës së këmbëve. Nëse keni sëmundje sheqeri, rregullisht duhet t’i kontrolloni këmbët: nëse keni fshikë ose plagë të cilat për shkak të dëmtimit të nervave mund të manifestohen me dhimbje të dobët. Nëse vëreni ënjtje në këmbë ose flluskë që është e infektuar, menjëherë paraqituni te mjeku.

Ngurtësimi i gjakut – Ngurtësimi i gjakut në venat e këmbëve mund ta ndërpresë qarkullimin e gjakut deri te zemra dhe të shkaktojë ënjtje të kyçeve dhe shputave. Ngurtësimi i gjakut mund të jetë sipërfaqësore (në venat nën lëkurë) ose e thellë (gjendje e njohur si trombozë e thellë venoze). Nëse keni trmbozë të thellë venoze, mund të bllokohen një ose më shumë vena kryesore në këmbë. Këto ngurtësime mund të jenë të rrezikshme për jetën nëse shkëputen dhe arrijnë deri te zemra dhe mushkëritë. Prandaj, nëse keni ënjtje në njërën këmbë, të shoqëruar me dhimbje dhe ethe të dobëta, dhe nëse këmba e ndryshon ngjyrën, menjëherë paraqituni te mjeku.

Zemra, mëlçia ose veshkat – Ndonjëherë ënjtja në këmbë mund të tregojë për probleme me zemrën, mëlçinë ose veshkat. Nëse kyçet ënjten në orët e mbrëmjes, mund të jetë shenjë se uji mbetet në trup për shkak të dobësisë së zemrës. Sëmundjet e veshkave po ashtu mund të shkaktojnë ënjtje në këmbë dhe kyçe. Kur veshkat nuk funksionojnë si duhet, lëngu në trup nuk mund të hidhet jashtë në tërësi. Sëmundjet e mëlçisë mund të ndikojnë mbi tajitjen e proteinës albuminë, që qëndron në ujë në indet dhe qarkullim. Gravitacioni shkakton që lëngu të mbetet te këmbët dhe kyçet, por lëngu mund të akumulohet edhe në pjesën e stomakut dhe kraharorit. Nëse e ënjtja juaj është e shoqëruar edhe me simptoma tjera si lodhja, humbja e oreksit dhe rritja e  peshës trupore, menjëherë vizitoni mjekun tuaj. Nëse nuk mund të merrni frymë ose keni dhimbje në kraharor, presion dhe shtrëngim, menjëherë paraqituni te mjeku.

Shtatzënia – Të ënjturit e këmbëve mund të paraqiten edhe në periudhën e shtatzënisë, për shkak të ndikimeve prej hormoneve. Veçanërisht është e rëndësishme të keni kujdes me ënjtjet e këmbëve gjatë shtatzënisë. Gjatë rritjes së foshnjës, ndikimi i peshës së foshnjës e rritë presionin mbi legenin e nënës. Kjo gjendje shkakton presion në venat kryesore dhe në kanalet limfatike në trupin e nënës. Nëse foshnja është ulur në mënyrë asimetrike në stomakun e nënës ose nëse është e anuar në njërën anë, kjo mund të shkaktojë ënjtje serioze në këmbën që është në atë anë. Është e rëndësishme të konsultoheni me specialistin, veçanërisht pas muajit të gjashtë të shtatzënësie kur të ënjturit janë më të shprehur në njërën këmbë ose në të dyja.

Si trajtohet?

Kryesisht, duhet të caktohet shkaku për ënjtjen e këmbëve dhe kjo sëmundje duhet të trajtohet. Me rëndës të madhe ka që gjatë hulumtimeve të sëmundjeve sistematike dhe para fillimit të shpejtë të trajtimit të duhur, të pengohen komplikimet tjera. Gjatë trajtimit të sëmundjeve lidhur me venat, ndonjëherë nevojitet të merren ilaçe për tretjen e gjakut. Por, megjithatë llojet e këtilla të ilaçeve duhet të merren vetëm me rekomandim të mjekut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU