Energjia/ Sahara do prodhojë dyfishin e energjisë së botës, por “s’ka” më shkretëtirë

Instalimi i numrit të madh të paneleve diellore dhe turbinave me erë në shkretëtirën e Saharës do të kishte një ndikim të madh tek reshjet, bimësia dhe temperaturat, thonë studiuesit, transmeton Oranews.

 

Ata zbuluan se veprimet e turbinave të erës do të dyfishonin sasinë e shiut që do të binte në rajon. Panelet diellore kanë një ndikim të ngjashëm edhe pse veprojnë në mënyrë të ndryshme.

Autorët thonë se puna e tyre përforcon pikëpamjen se energjia e rinovueshme mund të transformojnë rajonin e Saharës. Shkencëtarët modeluan se çfarë do të ndodhte nëse 9 milionë km katrorë të shkretëtirës Sahara do të mbuloheshin me panele dhe turbina për të përfituar energjinë e rinovueshme.

Ata u përqendruan në këtë zonë, sepse janë pak të populluara, kanë sasi të madhe dielli dhe ere si dhe janë afër tregjeve të mëdha të energjisë në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Sipas llogaritjeve të autorëve, një instalim masiv në shkretëtirë do të gjeneronte më shumë se katër herë energji se sa bota përdor aktualisht çdo vit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se instalimi i energjisë së erës dhe i diellit mund të ketë ndikim në temperatura – por ndryshimi kryesor me këtë hulumtim është ndikimi në vegjetacion.

“Rezultatet tona të modelit tregojnë se fermat diellore dhe të erës në shkallë të gjerë në Sahara do të dyfishonin reshjet, veçanërisht në Sahel, ku shkalla e rritjes së reshjeve është midis 20mm dhe 500mm në vit”, tha Dr Yan Li, autor i studimit nga Universiteti i Illinois, SHBA. “Si rezultat, pjesa e bimësisë rritet me rreth 20%”. Në Sahel, rajoni gjysmë i thatë që shtrihet në jug të Saharës, reshjet mesatare u rritën 1.12 mm në ditë ku turbinat e erës u vendosën, sipas studimit.

Si rriten reshjet nga turbinat dhe panelet?

Turbinat me erë shkaktojnë përzierjen e ajrit të shkaktuar nga rrotullimi i krahëve.

Ato përziejnë ajrin më të ngrohtë nga lart, përmes të cilës krijohet më shumë avullim, çka shkakton rritjen e reshjeve dhe për pasojë rritjen e bimëve. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU