EMRI/ Shkodër, vrasje me armë zjarri në lagjen “Kiras”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri tek ish-Poçeria në lagjen Kiras. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku viktimë ka mbetur shtetasi i identifikuar si Fatbardh Lici 53 vjeç. Dyshohet se viktima pak kohe me pare ka qene perfshire ne vrasjen e Astrit Kurmemajt. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat policore të cilat kanë filluar hetimet për shkaqet e ngjarjes.

Informacion Paraprak

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU