EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Shënkoll të Lezhës, identifikohen autorët

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Shënkollit në Lezhë. Raportohet se i plagosuri është Martin Dodaj, 34-vjeç, banues në Tale, Lezhë i cili është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të tjerë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që ka identifikuar autorët e kësaj ngjarje P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: 

Lezhë 

Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur ” Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. 

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU