EMRI/ Gjenerali që do të bëjë vettingun në Policinë e Shtetit

Zgjidhet kryetari komisionit të jashtëm të vlerësimit dhe sekretariatit teknik që do të bëjnë vettingun në policinë e shtetit. Ai është Viktor Berdo.

Berdo do të drejtoj komisionin e vetting në policinë e shtetit. Gjeneral Major Viktor Bërdo ka pasur një karrierë të gjatë në Forcat e Armatosura, deri në detyrën e Zv. Shefit të Shtabit. Ndërsa tashmë do të drejtojë komisionin e vettingut në polici.  Vettingu pritet që të nisë me kryepolicin Ardi Veliu dhe 12 drejtorët e qarqeve.

Stafi i përzgjedhur nuk do të kalojë në filtër vetëm drejtuesit e policisë së shtetit por edhe drejtuesit dhe anëtarët e Gardës së Republikës si dhe stafin e shërbimit të brendshëm dhe ankesave në polici.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU