Emrat/ Vetingu, i vjen rradha KLD-së, Gjin Gjonit e Fatmira Hajdarit

Pesë javë pasi mori lejen prindërore dyvjeçare, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjonin, njëherësh gjyqtar i Apelit në Tiranë dhe anëtarë i Kolegjit Zgjedhor, po i nënshtrohet skanerit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Emri i Gjin Gjonit, një prej gjyqtarëve më të përfolur në Shqipëri për nivelin e pasurisë, është përzgjedhur nga administrata e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, me anë të shortit. Disa ditë më parë, zëvendësambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Daniel Koski, i dha një mesazh të qartë Gjin Gjonit, teksa tha se ishte dakord me pohimin e tij që leja prindërore të mos përdorej për t’ju shmangur Vetingut. Ndërkaq, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se ka nisur tashmë procedura e rivlerësimit të Gjin Gjonin për të tre komponentët e Vetingut. Krahas Gjin Gjonit, është përzgjedhur dhe po i nënshtrohet Vetingut edhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit. Fatmira Hajdari ka deklaruar një pasuri të pazakontë ndër vite, përfshirë edhe ndërtimin e një pallati në Tiranë.

Përmes shortit janë përzgjedhur për t’ju nënshtruar Vetingut edhe pesë anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht Eneida Civici, Gerd Hoxha, Neritan Cena, Petrit Çomo dhe Ridvan Hado, që të gjithë gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit. Gerd Hoxha është edhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, i njohur po betejën e tij kundër ligjit të Vetingut. Pjesë e listës janë edhe tre gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatri Islamaj, Evjeni Sinojmeri dhe Flutura Skënderi. Në listë janë edhe 11 gjyqtarë pranë Gjykatave Administrative të Apelit, konkretisht Alkelina Gazidede, Altina Nasufi, Amarildo Laçi, Arjan Qafa, Bari Shyti, Bernina Kondi, Blerona Hasa, Enkelejda Softa etj. Përmes shortit janë zgjedhur edhe 15 prokurorë të apelit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, përfshirë Altin Dumani, Arben Qosja, Edmond Hyka, Genti Xholi, Nezir Gjoka, Henrik Haxhiraj, Kleanthi Zeka, Bilbil Mete etj.

Nis hetimi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se për 21 gjyqtarët dhe 15 prokurorët ka nisur tashmë procedura e rivlerësimit. “Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 11 të nenit 3 dhe të pikës 4 të nenit 6 të “Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, pas miratimit të listës me vendim nr. 55 të datës 08.11.2018 të Komisionit, më 15 nëntor 2018 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit, si më poshtë….”, thuhet në njoftim. Fillimisht, për secilin subjekt, KPK administron nga një raport të hartuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësisë profesionale. Pavarësisht përmbajtjes së raporteve, KPK dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kryejnë hetime të theluara për njërin element ose për të tre elementet. Në bazë të gjetjeve, KPK vendos për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të secilit subjekt.

Si e siguroi Gjin Gjoni lejen prindërore
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 11 tetor të këtij viti, Gjin Gjoni siguroi një leje dyvjeçare prindërore. Kërkesa e beftë u paraqit nga anëtari Gerd Hoxha, i cili tha se Gjin Gjoni është bërë me vajzës dhe për shkak të se vajza dhe bashkëshortja janë rezidente në Gjermani, nuk mund të qëndrojnë më shumë se tre muaj në Shqipëri. Sipas gjyqtarit, kjo situatë do të kërkonte angazhimin e tij çka do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve dhe zvarritjen e dosjeve. “Në kërkesën e tij zotëria parashtron faktin se është bërë me vajzë. Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten janë rezidente në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjerman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme, -thotë z. Gjoni, -nga puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve e zvarritjen e dosjeve që ka në proces. Për këtë arsye, është në nderin e tij që ne t‟i japim leje”, ka pohuar Gerd Hoxha. Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e konsideroi lejen të paligjshme.“Është e qartë se nuk është objekti i kërkesës, por vetëm vetingu i padëshiruar që e ka çuar anëtarin e KLD-së deri në këtë absurd”, tha ministrja Gjonaj. /shqiptarja.com

Lista e re me gjyqtarët dhe prokurorët në Veting

Eneida Civici Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)
Gerd Hoxha Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD
Gjin Gjoni Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (KLD)
Neritan Cena Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)
Petrit Çomo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)
Ridvan Hado Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (KLD)
Evjeni Sinojmeri, Gjykata e Apelit Tiranë
Fatmira Hajdari Gjykata e Apelit Tiranë
Fatri Islamaj Gjykata e Apelit Tiranë
Flutura Skënderi Gjykata e Apelit Tiranë
Alkelina Gazidede Gjykata Administrative e Apelit
Altina Nasufi Gjykata Administrative e Apelit
Amarildo Laçi Gjykata Administrative e Apelit
Arjan Qafa Gjykata Administrative e Apelit
Bari Shyti Gjykata Administrative e Apelit
Bernina Kondi Gjykata Administrative e Apelit
Blerona Hasa Gjykata Administrative e Apelit
Enkelejda Softa Gjykata Administrative e Apelit
Fjoralba Prifti Gjykata Administrative e Apelit
Lindita Sinanaj Gjykata Administrative e Apelit
Rilinda Selimi Gjykata Administrative e Apelit
Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë
Arben Qosja Prokuroria e Apelit Tiranë
Edmond Hyka Prokuroria e Apelit Tiranë
Genti Xholi Prokuroria e Apelit Tiranë
Nezir Gjoka Prokuroria e Apelit Tiranë
Henrik Haxhiraj Prokuroria e Apelit Vlorë
Kleanthi Zeka Prokuroria e Apelit Vlorë
Pelivan Malaj, prokuror i Apelit në Vlorë
Brahim Dragjoshi Prokuroria e Apelit Shkodër
Rozeta Goskova, Qirjaqi Prokuroria e Apelit Korçë
Gjon Fusha Prokuroria e Apelit Gjirokastër
Moisi Duda Prokuroria e Apelit Durrës
Ludivik Dodaj Prokuroria e Apelit Durrës
Bilbil Mete Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Kujtim Luli Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU