EMRAT/ LSI cakton deputetët e saj në Komisionet Parlamentare

Pas ndarjes së komisioneve me PD, LSI ka zyrtarizuar emrat e të gjithë deputetëve që do jenë përfaqësues të kësaj force politike.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi do të jenë anëtare e Komisionit të Jashtëm.

Pas dakordësisë me PD, Petrit Vasili do të drejtojë komisionin e Shëndetësisë, ndërsa anëtarë do të jenë edhe Vangjel Tavo me Floida Kërpacin.

Në komisionin e Ekonomisë, përfaqësues të LSI do të jenë deputetët Edmond Haxhinasto, Përparim Spahiu dhe Gledion Rehovica.

Endrit Brahimllari do të jetë pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj janë vendosur në komisionin e Arsimit.

Pesë komisione i ka shumica në drejtim, 3 opozita, nga të cilët, LSI ka Shëndetësinë, ndërsa PD Komisionin e Integrimit, Edukimit dhe të Medieve.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU