EMRAT/ Kapen me kokainë, tre të arrestuar në Berat

Tre persona u arrestuan në Berat me akuzën e prodhimt dhe shitjes të lëndëve narkotike dhe moskallëzim krimi.

Policia tha se në pranga u vunë shtetasit Klodian Papa 35 vjeç, Toli Vodica 31 vjeç dhe Radet Paja 33 vjeç të tre banues në Berat.

“Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga sherbimet e policisë,  në vendin e quajtur “Ura e Velabishtit”, shtetasve Klodian Papa dhe Toli Vodica i’u gjetë një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë”, tha policia.

Ndërsa Refat Paja u arrestua për veprën penale “Moskallëzim krimi”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 , “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU