Emrat e deputetëve të PD që do votonin reformën pa pëlqimin e Bashës

Deputeti socialist, Artan Gaçi gjatë fjalës së tij në seancë plenare ka falënderuar disa nga deputetët e opozitës, të cilët sipas tij ishin gati të votonin reformën në drejtësi, pavarësisht vendimit që do të merrte kreu i PD, Basha.

Më herët ka qenë kryeministri Rama, i cili në disa dalje publike kishte deklaruar se reforma në drejtësi do të kalonte edhe nëse grupi parlamentar i PD nuk do të jepte konsensusin, por pa specifikuar asnjëherë emra të përveçëm.

Në emrat e përmendur nga deputeti i PS, Gaçci bëjnë pjesë disa nga zërat më kritik në mbledhjet e grupit të PD, por edhe alëtatë të kreut të opozitës Basha.

“Sinqerisht ndihem mire qe kam kolege Majlinda Bregun qe siç perfaqesonte interesat e shqiperise atehere si minister e integrimit duke i bere nder partise demokratike edhe sot me forcen e bindjes dhe dinjitetit te saj beri shume burra ne partine demokratike te ndiheshin si gra.

Nuk kam ndonje njohje te vecante, por prape ndihem mire qe jam koleg me Astrit Patozin, nje nga njerezit qe i ben nder partise demokratike, pa protagonizmin vulgar qe dominon ne kete salle, por gjithmone me seriozitetin dhe pergjegjshemerine jo vetem per ate force qe perfaqeson por edhe ndaj vendit si ne rastin e reformes ne drejtesi.

Me autoritetin e urtesise qe e karakterizon ishte nje tjeter garanci per votimin e kesaj reforme.Nuk kam pasur as me te voglin dyshim, edhe pa u prononcuar, se Eduard Selami do ta votonte pa hezitim kete reforme.

Ai eshte nder te paktet ne kete salle qe i ka provuar ne kurriz pasojat e mosbindjes se urdhrit te Sali Berishes.

Ju kujtoj rastin e referendumit per kushtetuten dhe lincimin public te tij qe e degdisi ne Amerike, por edhe ne ate rast, ne nje pozite edhe me te disfavorshme personale, prape u rreshtua me interesat e vendit e te kombit dhe tani pa as me te voglin hezitim ishte i pari qe publikisht deklaroi voten pro, i ndergjegjshem per pasojat personale ne grupin e partise demokratike”, tha Gaçi.

Listët së deputetit të PS, iu shtuan edhe 7 deputetë të tjerë që sipas tij gjithashtu do të votonin reformën.

“Ndjehem shume mire qe ne kete salle, ne kampin opozitar nuk jane vetem keta, por eshte edhe Genci, Agroni, Astriti,Igli, Albana, Dashi, Fatmiri e te tjere qe nuk do kishin lejuar asnjehere deshtimin e kesaj reforme.

Dhe po kaq i bindur jam qe po te kishte qene ketu, edhe ish-kolegu yne, i ndjeri Sokol Olldashi do ishte pjese e ketij grupi dinjitozesh”, tha deputeti i PS.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU