Emery zyrtarisht kërkon largimin nga Sevilla

Trajneri aktual i Sevillës, Unai Emery ka bërë kërkesë formale te kampioni i Europa Ligës për t’i ndarë rrugët me klubin spanjoll.

Këtë e ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare skuadra e Sevillës, që tashme ka thënë se është duke shikuar pasardhësin e tij, që pritet të jetë ish-trajneri i Kilit, Jorge Sampaoli, transmeton Koha.net.

“Sevilla ka pranuar një kërkesë formale nga avokatët e Unai Emeryt, të cilët kanë bërë të ditur qëllimin e Emeryt që të ndërpresë kontratën me Sevillën. Me këtë rast Sevilla mund të konfirmojë se ka filluar kontaktet me Jorge Sampaolin, i cili mbërrin të hënën”, thuhet në konfirmimin e Sevillës.

Sevilla nën drejtimin e Emeryt tre herë radhazi është shpallur kampion i Europa Ligës, së fundmi duke e mposhtur Liverpoolin në finale me rezultat prej 3-1. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU