Ëmbëlsirë e lehtë me çokollatë

Një recetë e lehtë për t’u bërë dhe shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:

1 gotë e ujit sheqer,1 gotë vaj, 1 gotë grizë,1 gotë arra të bluara dhe pak rrush të thatë, 2 vezë, 2 lugë kakao dhe lëvorja e një limoni

Për kremin:200 g çokollatë, lëngu i limonit me disa pika ujë

Përgatitja:

Vezët dhe sheqeri tunden derisa të përzihen mirë, pastaj hidhet yndyra dhe përsëri përzihen derisa të trashet masa. Shtohet griza, arrat e bluara, rrushi i thatë, kakao dhe lëvorja e një limoni. Të gjitha këto përzihen mirë, hidhen në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqen. Ëmbëlsira e pjekur lihet të ftohet dhe pastaj lyhet me çokollatë ose me sherbet të trashë ku është shtrydhur limoni.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU