Eliminatoret e “Rusi 2018”, Gjermania dhe Anglia nuk ndalen

Pas përballjes miqësore të para katër ditëve, Gjermania dhe Anglia kanë zhvilluar sot ndeshjet respektive, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Gjermania luajti në transfertën e Azerbaixhanit dhe mori fitoren e pestë në po kaq ndeshje.

Dy herë Schurrle, Muller dhe Gomez ishin autorët e golave për gjermanët, ndërsa Nazarov barazoi përkohësisht rezultatin për vendasit, në minutëbn e 31-të.

Gjermania kryeson grupin me pikë të plota, 15, e ndjekur nga Republika çeke me 8 pikë dhe duket se do të jetë një nga ekipet e para që do të sigurojë kualifikimin për në fazën finale të botërorit.

Anglia gjithashtu pati një ndeshje të lehtë, pasi priti Lituaninë modeste. Defoe dhe Jamie Vardy ishin autorët e golave për anglezët, të cilët sigluan rezultatin final, 2-0.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU