Ekspertët kanë çaktivizuar lëndën eksplozive të gjetur mëngjesin e të hënës në një pako pranë një lokali në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Nuk dihet ende sasia e lëndës eksplozive, por forcat xheniere kanë bërë të mundur asgjësimin e tij. Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e personave dhe mjeteve, duke vendosur dhe perimetrin e sigurisë.
Sipas burimeve pronari i lokalit njihet si person me probleme me drejtësinë.
Vetëm dy javë më parë një sasi eksplozivi u gjet poshtë një mjeti pranë teatrit “Skampa” në Elbasan. Forcat xheniere bën të mundur shpërthimin e kontrolluat të 100 gram tritoli.
***
Një pako e dyshuar me lëndë eksplozive është konstatuar në shkallët e një lokali në Elbasan.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se pakoja është gjetur mëngjesin e sotëm në një lokal në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e personave dhe mjeteve, duke vendosur dhe perimetrin e sigurisë.
Ndërkaq janë njoftuar ekspertët antieksploziv nga Tirana për veprime të mëtejshme.
Vetëm dy javë më parë një sasi eksplozivi u gjet poshtë një mjeti pranë teatrit “Skampa” në Elbasan. Forcat xheniere bën të mundur shpërthimin e kontrolluat të 100 gram tritoli./a.ç