ELBASAN/ Nis procedimi penal për babain mostër, dhunonte barbarisht fëmijën 10 vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, pasi një burrë 44 vjeç ka ushtruar dhunë sistematike ndaj fëmijës së tij 10 vjeçe. Policia ka njoftuar se ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për fëmijën e vogël. Po ashtu ka nisur dhe hetimi për babain shtetasin A.Ll. për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen A.Ll, vjeç 10, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se i ati A.Ll, vjeç 44, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike të vazhdueshme ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU