ELBASAN/ Gjykata dënon me 1 muaj burg biznesmenin Edmond Stafa

Gjykata e Elbasanit cakton masën e sigurisë një muaj burg për biznesmenin elbasanas Edmond Stafa, të arrestuar për qëllim ekstradimi drejt Italisë. Stafa, vëllai i ish- deputetit Bukurosh Stafa, u prangos dy ditë më parë në ambientet e biznesit të tij në Elbasan në zonën e Kalasë, pas urdhër arrestit të mbërritur nga Italia dhe ekzekutuar nga Interpol Tirana.

Stafa është i dënuar nga gjykata e Bergamos në Itali me 10 vite burg për trafik droge, ndërsa pritet që në afatin 1 mujorë të mbërrijë nga Italia dosja e plotë e tij e më pas të vendoset nëse do ekstradohet apo do shlyej në Shqipëri dënimin.

Elbasan, arrestohet biznesmeni Edmond Stafa, i dënuar në Itali
Edmond Stafaj është arrestuar tre ditë më pasi,  pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar droge.

Stafaj është dënuar me 10 vite burg në Itali, për trafikim lëndësh narkotike. Policia e Shtetit thotë se 51-vjeçari është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Bergamos në Itali.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU