Elbasan-Cerrik/ Kamioni përplas të riun, ishte me kufje në vesh

Një aksident ka ndodhur sot në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cerrik, në vendin e quajtur “Ura e Zezë”. I aksidentuari i ka ndërprerë rrugën kamionit dhe është përplasur mbi asfalt nga automjeti i cili pavarësisht manovrimit nuk ka mundur dot ta evitojë aksidentin.

Mësohet se personi i aksidentuar ka qenë me kufje në vesh dhe nuk ka dëgjuar paralajmërimin e rrezikut me bori të drejtuesit të kamionit. 30 vjeçari i aksidentuar është transportuar për në spitalin e Elbasanit./a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU