Ekzekutuan 43-vjeçarin për pronën, gjykata mbyll në burg babë e bir

‘Arrest me burg’ ka qenë masa e dhënë sot nga Gjykata për babë e bir, Hetem dhe Dino Muho, të cilët akuzohen për vrasjen e Alket Muhos.

Ky i fundit u gjet i vrarë me plumb pas koke në vendin e quajtur “Bolovec” në fshatin Rabie të Memaliajt. Dy autorët, kushërinj të viktimës, akuzohet se vranë 43-vjeçarin për çështje pronësie.

Ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 6 shtator, rreth orës 11:35, kanë vrarë me armë zjarri 43-vjeçarin.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë kryerë krimin për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve.

Tashmë ndaj Hetem dhe Dino Muhos rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje kryer ne bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU