Ekstradohet nga Greqia 43-vjeçari, kërkohej për vrasje

Martin Maroçi ose i njohur ndryshe me emrin Mark Çupi, 43 vjeç, lindur në Klos, Mirditë, është ekstraduar nga Greqia. Ai akuzohet për vrasjen e një shqiptari në Kalithea të Greqisë, në bashkëpunim me një tjetër person.

Sipas policisë, në datën 24 nëntor 1997 në Kalithea, Greqi, Martin Maroçi (ndryshe Mark Çupi) në bashkëpunim me P.C. kanë vrarë shtetasin N.A.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Romën, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, më datë 17.10.2014 , ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“ për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim “ dhe “Mbajtjes pa leje te armëve luftarake”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU