Ekstradohet nga Greqia 36-vjeçari i dënuar për shitje narkotikësh

Ekstradohet nga Greqia  një shtetas shqiptar i dënuar me 11 Vite burgim  për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Nga Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:
Erjon TOLA, 36 vjeç,  lindur në Gjirokastër.
Shtetasi Erjon TOLA, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit nr. 258 datë 03.05.2013 te Gjykatës Durrës, e cila e ka dënuar me 11 Vite burgim, (lënë në fuqi me vendimin nr. 351-10-2013 dt. të Gjykatës së Apelit Durrës për Veprën Penale:  “Prodhim dhe shitje narkotikësh”,  parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU