Ekstradimi, Izet Haxhia: Dua të vërtetën, nuk kam pakt me asnjë krah të politikës

TIRANE- Dy ditë pas mbërritjes së Izet Haxhisë në Shqipëri nga Turqia, partnerja e tij ka reaguar përmes një statusi në Facebook në emër të tij. Ajo thotë se nuk ka asnjë pakt për ekstradimin e tij dhe se nuk ka lidhje me politiken.

Statusi i plotë:

Miq te dashur te Izetit!
Ne radhe te pare, keni te gjithe nje pershendetje dhe falenderim nga Izeti! Eshte mire, eshte i vendosur dhe i palekundur ne te Vertetat e tij!
Me kerkoi te komunikoja dicka:
Izet Haxhia, ne menyre kategorike, apsolute dhe te panegociueshme nuk ka bere ASNJE marreveshje, ASNJE shitje-blerje, ASNJE bisede te fshehte a te pa-fshehte, me apsolutisht ASNJE krah te politikes ne Shqiperi!!!! Qofshin te majte, apo te djathte!! Cdo spekullim mbi kete teme, eshte i genjeshtert dhe leverdises per ata qe i fshihen te vertetave!! Deshmitari me i pare dhe i besueshem per kete, eshte Zoti vete!!! Ai u vetedorezua me deshiren e tij te lire, per te kerkuar te drejten legjitime, si cdo shtetas tjeter, te gjykohet me DREJTESI!!
Izet Haxhia,eshte teresisht i shkeputur nga cdo politikan shqiptar dhe kete e ka zgjedhur vete ai, me integritetin dhe burrerine qe e karakterizon!
Por, nuk eshte i vetmuar nga shqiptaret, nga une, nga ty, nga ti tjetri, nga ne te gjithe! Qe duam drejtesi per cdo bashkekombas tone! Drejtesi per te pafajshmit dhe drejtesi per fajtoret!!!
E dyta, nje FALENDERIM te vecante per personelin e burgut 302, te cilet po e trajtojne me korrektese dhe profesionalizem maksimal
Me shpresen tek Zoti dhe tek e Verteta, le te solidarizohemi te gjithe ne kerkesen tone per Drejtesi!
Qofshi te gjithe te lumtur e te plotesuar ne jetet tuaja!

a.ç

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU