Eksperti i UFO-ve: Kennedy u vra nga CIA për shkak të alienëve

Presidenti John F. Kennedy u vra nga CIA, pasi i kërkoi Agjencisë që të publikonte disa informacione top sekrete për UFO-t.

Sipas një eksperti të UFO-ve, Kennedy u qëllua për vdekje teksa ishte duke udhëtuar me një veturë kabriolet në qendrën e Dallasit në Teksas, më 22 nëntor 1963.

Vdekja e tij ende mbetet mister dhe ka shumë teori konspirative.

Por, teoria më e fundit, sipas ekspertit Scott C. Waring, është se presidenti i dërgoi kreut të CIA-s një letër, 10 ditë para se të vritej.

Kopjet e letrës u publikuan nga Waring në faqen e tij, “UFO Sightings Daily”.

Ai tha edhe se presidenti vizitoi bazën e NASA-s në Cape Canaveral në Florida, katër ditë pasi dërgoi letrën.

Në letër, Kennedy i kërkon CIA-s që të detajojë çdo gjë që di për UFO-t.

kennedy dokument

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU