• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive / Sherif Merdani: Alida Hisku, askush nuk të ka përdhunuar!

by Java News
29/10/2015 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përcjellë shumë debat në ditët e fundit intervista për një të përditshme shqiptare e këngëtares së njohur veterane Alida Hisku. Duke folur për jetën e saj, ajo ka bërë një pohim të frikshëm dhe tejet të rëndë për kohën e socializmit, që ka përcjellë më pas një stuhi të tërë opinionesh pro dhe kundër. Në këtë pohim ajo ka thënë se ajo dhe këngëtare të tjera shqiptare, që kishin probleme me regjimin, janë përdhunuar në burg nga prokurorët dhe Sigurim-sat e kohës së komunizmit. Por mospërmendja e emrave dhe vërtetësia e deklarateve të saj kanë qenë ato që më së shumti e kanë prekur pohimin, ku ajo ka përmendur si oportunist edhe ish-kreun e Lidhjes së Shkrimtarëve Dritëro Agollin.

Por, ndërsa publiku është marrë me fjalë dhe anatema për të dhe më së shumti për Sigurim-in, një kolegu i saj i nderuar Sherif Merdani, një nga këngëtarët shqiptarë të dënuar dhe që e ka kaluar de jure dhe de factokalvarin e përndjekjes i është përgjigjur hapur. Fillimisht me një koment të direkt në media, por edhe në këtë prononcim te JAVANEWS. “Për mua që e kam jetuar realisht këtë ferr, bindem se pohimet e këngëtares Alida Hisku s’janë asfare të vërteta. Askush nuk e ka përdhunuar Alida Hiskun. E vetmja mënyrë që ata të kishin lidhje të tillë do mund të ishte nëse objekti (femra) i tyre do ishte e lirë dhe ata e përdornin për spiune. Në raste të tjera ishte krejtësisht e pamundur. Ato ruheshin dhe sipas kodit të brendshëm jepnin shpesh llogari.  Këto janë shtojca dhe ekzagjerime për të shitur Librin që më thonë se ka shkruar, dhe e ka botuar në Gjermani, ka thënë ai për JAVA News. Mund të pyesni dhe kolegët e mi të nderuar që kanë bërë burgun komunist si avokati Spartak Ngjela dhe publicisti Fatos Lubonja, që një gjë e tillë ishte krejt e pamundur. Me pak fjalë, e besoj plotësisht po ta kenë rrahur, dhe nëse e kanë lënë pa ngrenë, por një njeri si unë që ka qëndruar me vite në atë ferr dhe i njeh çdo qelizë nuk e beson se ka pasur përdhunime të shpeshta”, e përfundon.

Pak a shumë i tillë ka qenë komenti dhe sqarimi i tij, edhe pak më parë dhe, që ai e ka parashtruar me shumë kurajë. “ E di shumë mirë që hetuesi, polici dhe prokurori kishin frikë nga njëri-tjetri. Kjo grua, që unë e njoh qysh kur ishte 16 vjeçe, (Festivali i 11­të), tashmë nuk është në rregull, lëshon nga këto broçkulla për të bërë sensacion ne Gjermani dhe për të shitur Librin që ka shkruar. Le t’i themi të vërtetat ashtu siç kanë qenë dhe jo me sajime dhe tendenca. Pastaj, vetë Alida ishte një këngëtare shumë e talentuar, por jo një femër e tillë… e shkurtër, e pabukur dhe aspak tërheqëse”.

Në fakt, në vitet që po jetojmë tashmë ish-anëtarët e këtij institucioni famëkeq, po vuajnë atë propagandë që dikur bënin ndaj viktimave të tyre. Kjo është arsyeja që shoqëria shqiptare ka nevojë për një katarsis të shpejtë e të thellë por dhe një Ligj real Lustracioni. (javanews.al / B.an)

Next Post

Një elefant në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In