Pas zhgënjimit në kampionatin spanjoll me Levanten, sulmuesi i kombëtares Armando Sadiku mund të transferohet në kampionatin grek.
Ekipi që interesohet për shërbimet e sulmuesit shqiptar është Arisi i Selanikut, ekipi ku u aktivizua për shumë vite korçari Kristi Vangjeli.
Mediat greke raportojnë se futbollisti po ndiqet me vëmendje nga drejtuesit e klubit që u rikthye në Superligë këtë vit.
Sadiku vlerësohet si lojtar me cilësitë e duhura nga Arisi.
Në të shkuarën edhe Panathinaikos është interesuar për sulmuesin por tratativa nuk u finalizua.
Kujtojmë se për Sadikun ka bërë ofertë edhe skuadra turke e Rizesporit. /b.d