Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nga dita e sotme një drejtor të ri të përgjithshëm, zotin Eduard Ahmeti. Drejtori Ahmeti vjen nga një eksperiencë disavjeçare në administratën publike, së fundi si drejtor i Agjencisë së prokurimeve Publike. Me formimin jurist, ai merr në dorë frenat e institucionit më të rëndësishëm të financimit në fushën e mjekësisë.
Prej disa kohësh FSDKSH drejtohej nga zonja Alketa Hila, e cila ka qenë pjesë e stafit drejtues dhe që kalon në postin e zv.drejtoreshës së përgjithshme. Hila, në një komunikim me stafin e institucionit u shpreh se “si drejtuese e FSDKSH, së bashku me stafin me të cilin kam punuar, kemi bërë shumë për të kthyer në rrugën e drejtë këtë institucion. Prej pak kohësh u komandova të drejtoj përkohësisht institucionin, deri në emerimin e drejtorit te ri. Sot kam kënaqesinë ta uroj për detyren një mik, një koleg që tashmë do të drejtojë Fondin. Kemi akoma shume për të bërë se bashku, për të fuqizuar FSDKSH dhe të gjithë shërbimin shëndetësor, për të ndërtuar atë kujdes shëndetësor që duam. Kemi akoma shumë për të bërë së bashku, për të fuqizuar FSDKSH dhe te gjithe sherbimin shendetesor, per te ndertuar ate kujdes shendetesor qe duam. Ndaj se bashku me kolegun Ahmeti, do te vazhdoj te jap kontributin tim ne kete institucion sepse kemi akoma me shume per te bere”.