Edmond Caja dhe e vërteta ime për revoltën në burgun e Qaf-Barit

Nga Skënder Tufa/

Çdo gje e ka nje limit ne kete jetë. Thon se ujku ne nje kope me 100 dele shqyen 99.

Sot ne perballemi me makuteri e pafytyresi pa limit!

Kam degjuar shpesh justifikime si ajo e ish hetuesit tim, Dilaver Bregasi.

– Ne kemi vepruar ne perputhje me ligjet e kohes.

Po a ishte ajo koha e diktatures?

A janë diktaturat te denueshme ne te gjitha vendet e botes?

A duhet te denohen keto krime?

Edhe oficerët nazistë kanë zbatuar ligjet e kohes, por vazhdojnë dhe sot mbas 75 vjetesh te denohen.

Kam  parë dhe reagimin e prokurorit qe ka denuar llumin. Dom Shtjefen Kurti i cili ja la amanet z.Nikolin Kurti qe ta botojë pas vdekjes se tij faljen qe ai kerkonte per kete denim, dhe ashtu u be.

Por nuk mundet te mos mbetem i habitur kur shoh te prononcohet publikisht ai qe kerkon te shlyejë borxhin kundrejt familjes e te afrmeve duke dalë jasht çdo etike.

Gjuha e perdorur tregon vulgaritetin e nje te pandreqshmi, i cili jo vetem nuk jep shenjen me te vogel te pendeses, por sulmon me epitete  dhe aspak denjesisht te dhunuarit e tij.

Toni dhe menyra e artikulimit te shprehjeve te tij na japin ndjesine se ky person vazhdon te gjykojë e perbuz me megalomaninë e kohes se shkuar, duke mos llogaritur se duhet te jene ata te cilet ai i pergojonë qe duhet te flasin, jo te ulerijnë per çka kanë kaluar nen terrorin e tij.

Diku ai me mllef pyet: – A ke familje? A ke dinjitet? A ke respekt per veten?

Nuk e besoj se ai ja ka berë ndonjeherë kete pyetje vetes.

Me nje gjykim te verbur ai i quan personat qe guxuan te bejn ate qe duhej te bente ligji, ordiner, vjedhes, shperdorues. Per te sqaruar sado pak opinionin qe na ndjek, e shoh te arsyeshme qe te sqaroj se:

ORDINERËT

Burgjet politike ruanin brenda tyre disa kode te pashkruara qe ishin percjellë nder breza dhe sherbenin per te mbajtur dinjitetin, moralin dhe per te ruajtur traditen. Ambienti i burgut politik te kushtezonte me ane te “Kanunit” te tij. Kjo kishte bere qe te krijohej hendeku mes te mires dhe te keqes. Te gjitha hetimet dhe denimet politike perkufizoheshin ne mbyllje – “I degjeneruar moralisht dhe politikisht”. Kjo behej per te tëdenigruar personin ne maksimum.

Pas amnistise se vitit 1982 shum gjera ndryshuan, hendeku mes te mires e te keqes u zvoglua ndjeshem, elementet negativë shpifnin per te ngatëruar imazhet, ndoshta qe udhezim. Pikerisht kesaj situate i referohet ky qe sulmon turpshem per t’u mbrojtur!

QAFA-BARIT

Pas amnistise se vitit ‘82 u pregatit nga Spaçi kontigjenti per ne burgun 311, Qafë-Bari, ne te cilin benin pjesë punëtorë e minatorë te fuqishem dhe elementi i padeshirueshem politikisht per komanden e Spaçit.

Ne diten e trasferimit beri nje i ftohtë qe u shoqerua me stuhi dhe per nje koh fare te shkurter debora arriti ne nje meter. Trasferimi u shty per te nesermen. Burgu i Qaf-Barit ishte nje “Spaç” ne miniaturë, i ndertuar ne fundin e nje hink-malesh qe kufizohej me nje cop qiell. Policet e sherbimit ishin nga burgu i Bulqizes. Ne fillim ishin te lirshem se ishin mesuar me ordineret. Kontrasti i pare qe te binte ne sy ishte komandanti ish bujk pa arsim ne moshë te madhe dhe shefi i policise ne mosh te re.

KAUBOJSI

Te nesermen na derguan ne pune ne minierë, e cila kishte shumë veshtirsi dhe pa kushtet me elementare te higjenes e sigurisë. Ushqimi ishte i nje cilesie teper te dobet.

Drejtimi i burgut politik kerkonte profesionalizem per kete arsye drejtoria e burgjeve ja kaloi kompetencat ne menyre graduale shefit te policise, i cili e eklipsoi komandantin e tij plak.

Çdo herë qe vinte nga Tirana, ai ndermerrte veprime shtrenguese, udhezonte policet te distancoheshin sa me shumë me te denuarit politikë, e te ishin te ashper e kerkues.

Filloi te futej ne kamp me grup policesh dhe kush nuk i çohej ne kembe e nuk  hiqte kapelen kur kalonte ai, perfundonte te “zyra teknike” qe perkthehet “trajtim i nxeht ose i dhunshem”. Kur filloi te mesonte gjermanisht, e ngrinte ballin e kapeles si nazistet. Dikush e quajti “Kaubojsi” dhe kur vinte ne kamp, thonin: Erdhi “Kaubojsi”!

STRATEGJIA E KRIMIT

Eshte deshmuar se komunizmi ka qenë me gjakatar se nazizmi, pasi ka ekzekutuar me e pa gjyq mbi pesëfishin e atyre qe ka ekzekutuar nazizmi ne kohë lufte.

Komunizmi ne Shqiperi ka qenë me i egri dhe me konservatori. Jo me kot u dorëzua i fundit per t’u transformuar e rigjeneruar ne formen qe kemi sot. Gjatë periudhes 45- vjeçare diktatura eshte ushqyer me kurbane periodike, te cilat gjendeshin ne fusha te ndryshme. Ende me ka mbetur si enigme thenia e Kadri Hazbiut para arrestimit: Ne kemi vepruar sipas legjendes .

Kurbanet sherbenin per te siguruar pushtetin nepermjet terrorizimit.

Kam bindjen e plote se revolta e Qaf- Barit më 22 maj 1984 eshte sajuar ne kete kuader

ME TY

Nuk kam patur asnjeherë deshiren qe te shihem, jo vetem per bemat e tua por edhe se hija jote me sjell ankthin e kohes se shkuar. Dalja jote publike me detyron qe per vuajtjet qe me ke shkaktuar mua dhe atyre qe nuk janë mes nesh, te mos hesht perballë arrogances, mashtrimit e dizinformimit.

Se pari dua te ndalem tek purifikimi qe kerkon ti besh vetes me monologun ku mesa duket nuk e ke llogaritur se ne jemi akoma gjallë dhe kemi kurajon te perballemi me ty dhe pse gjuha jote e helmuar nuk ka asnje sens njerzor

-Thua se flas me emra pa i pyetur ata ne janë dakord me deklarimet e tua. Çdokush mundet te marrë informacion e te permendë emra, ky nuk eshte argument qe te besojmë si te verteta theniet e tua.

Ti i sulmon te gjithë ata qe te kanë berë portretin e pjesshem te bemave te tua, me sa duket nuk ke berë asnjeherë autoportret.

Jo çdo reagim publik eshte mbrojtje aq me pak kur ky reagim behet per borxh ndaj familjes .

Per pak sa nuk me çudite me akuzat kunder Visar Zhitit, ta akuzosh ate per pervers duhet te hedhesh poshtë opinionin e nje burgu te terë qe ka jetuar me vite me te.

Ju dhe makina juaj gjithçka beni. Per pak e besova se ai ishte spiun, pasi na e ndertove si letrar fabulen por kur e perfundon fjalinë me –“komunikonte me operativin me celular”-celular ne vitin ‘84 ne burgun e Qaf–Barit?!

Dysheqet ndoshta mund t’i kesh ndryshuar per arsyet e tua, por deri ne vitin ‘86 ne kemi fjetur ashtu siç thot Bajram Vuthi, ne dyshek me kashtë të perzierë me gjemba.

Ti thua se kujdeseshim per te rinjtë ne nje kohë qe punohej per te degraduar burgjet politike.

Te sapo ardhurit futeshin ne nje kapanon pranë lavanterisë qe quhej “karantina” dhe per rreth dy jave trajtoheshin dhunshem para se te hynin te traumatizuar ne kamp.

Ti flet per higjenen kur te denuarit nuk kishin kohë as per t’u ndrruar, disa duhej te vinin per se dyti ,16 ore, per te plotesuar normen, pa permendur qe uji ishte i ftohtë.

Ti genjen kur thua se ke nderhyrë qe mos rrembenin ushqimet e familjes te fortet. Ne burgjet politike nuk ka patur te fortë.

Ti flet per trajtim ushqimor ku pa e permendur sasinë a cilesinë, nuk besoj se ke harruar qe me ke peshuar ne peshoren e guzhines ku si rezultat i mirëtrajtimit unë rezultoja te isha 47 kg.

Ti sulmon ne menyren me ordinere Bedri Blloshmin .

-Ti pyet te tjeret -a ke familje, por vetë nuk e di çfarë esht familja. Problemet e familjes, Bedriu i zgjidh vetë. Ti je i akuzuar per krime dhe nuk i shpeton atyre duke nderhyrë pafytyresisht ne çeshtjet sociale te te dhunuarve te tu!

Kur permendet emri yt, mua personalisht me kalon nje e dridhur ne te gjithë trupin. Nuk besoj se e ke harruar, do te ketë qenë fillim pranvere e vitit ‘86  kur ti me eskorten tende ishe drejtuar hyrjes se fjetoreve.

Unë nuk te pashë, se gjithmonë kur te shihnim mundoheshim te mos perballeshim me ty, ti me thirre atje pran “çanges”, e me zerin e trashur mu drejtove duke me thenë:

– He mor Tufa, pse nuk rruhesh ti?

Unë të thashë se nuk rruhem, nuk kisha kaluar asnjeherë brisk ne faqe. Ti e more si kundershtim e me more me policet e tu e me çove te berberi qe ishte aty pranë dhe me rrujte ne “te thatë”.

Ti genjen kur thua se ndihmoja ne lirimin e te burgosurve . Lirimi i te burgosurve politik ne vitin ‘90-‘91 ishte kusht i OKB-së per Shqiperinë.

Te analizosh ty dhe theniet e tua, duhet kohe e durim, prandaj po kaloj direkt te

BEMAT DHE PASOJAT

Po ti ishe teper i ri dhe germoje çdo skutë per te renduar jetesen e te denuarve.

Rizai, komandanti, ishte i vjeter e ti çdo gje e beje per karrierë, sigurisht dhe megalomania e moshes. Nuk besoj se ke harruar qe te papunet qe ishin te semurë, ti i lije ne deborë e vapë jashtë terë diten, policet nen drejtimin tend qenë berë agresiv dhe rasti qe jep Visari per te denuarin qe i ra te fiket tek kontrolli dhe polici e dogji me cigare, eshte i vertetë.

Ti kerkoje me shumë hapësirë e pushtet.

Ti i nxirrje te denuarit ne aksion ditëve te diela, ku ju kerkoje te benin dy dhe trefishin e prodhimit ditor.

Nuk e di nese e ke marë urdhrin ne Tiranë apo apo te ka ardhë me radiogram, por unë te akuzoj ashtu siç ka bere miku ynë, i ndjeri Haxhi Baxhinovski, ti je nxitësi dhe shkaktari i vertetë i revoltes se 22 maji 1984 në Qafë-Bari.

E VERTETA IME PER  REVOLTEN

Kishte kohë qe policet po “ferkoheshin” me te denuarit, duhet patur parasysh se asgje nuk behej pa urdhrin e shefit, ishte e qartë per te denuarit se gjithçka vinte prej tij.

Data 22 maj ishte e veçante se perkonte me 11 vjetorin e revoltes se Spaçit të vitit 1973!

Dy personat qe nuk e kishin berë normen ishin te lodhur dhe te pa ngrënë. Ata po i kerkonin te dilnin ne punë edhe turni i dytë. Kjo dalje ish berë aq e shpeshtë sa nuk po durohej. Dhe policet kembengulnin. Per nje moment pati reagime. Te denuarit kundershtuan duke bashkuar disa zera qe vinin duke u shtuar. Policet tentuan t’i mernin me forcë, aty pati reagim. Nderhyn policia e cila kerkon te futemi ne mensë.

Policet dibranë dhe oficerët hynë me shkopa gome nder duar duke e berë me te rendë situaten. Ata kercenuan dhe kur hasen kundershtime dolen tek dera e menses dhe thanë: Kush te degjoj emrin te shkojë ne kapanon. Tek dera dikush tha: po t’ju prekin(rrahin) bertisni.

Kur doli Kosta Gjordeni u degjua thirrja e tij qe dilte nga dhimbja e goditjes, ne ate moment dera shpertheu e te denuarit dolen jashtë, policet nuk kishin kohë te reagonin.

Te denuarit kerkuan Kosten. Sokoli therriste: na sillni djalin këtu. Toma, Martin Leka, Dush Martini, Petrit Moriseni, Bajram Vuthi dolen te paret. Pas tyre dolen te gjithë ne oborr, por vetëm nje pjesë u afrua nga vraponin policet e tmerruar. Nje polic nxori Kosten nga biruca dhe doli nga dera e punes, te fusha lart.

Ti o trim me kishe ikur me te paret. Ne kamp kishte mbetur zv komisari dhe Myzaferi me pak policë . Kur Kosta zbriti tek sheshi i Zyres Teknike dhe tregoi se e kishin qelluar, Toma mori disa tulla qe rrethonin lulishten dhe ju sul Myzaferit me shokët, pas tij vraponim dhe ne.

Aty ishin Toma me tullat, Sokol Sokoli  Martin Leka, Lush Bushgjoka, Dush Martini, Lazer Shkembi, Petrit Moriseni, Kosta, Gurali Beshi, unë Skender Tufa, Vasjar Tabaku.

Shefi i finances qe ishte oficer roje  kish hipur ne vendrojen te porta e jashtme dhe qe aty qellon me pistoletë per te goditur Tomen qe isht duke ndjekur policet, por veprimet jan kryer aq shpejt dhe ne ishim aq pranë sa ai plumb mund te zinte kedo nga ne. Kosta ndjeu vetem nje te pickuar pas krisjes se pistoletës, Dush Martini ka nxjerrë qesen e duhanit dhe Guraliu me Martinin ja kanë izoluar plagen.

Nga vendrojet filluan te hapin zjarr mbi kokat tonna. Ashtu siç thotë Haxhiu, ne murin e menses gjen dhe sot plumba. Nderkohë zv. komisari me shkop ne dorë ishte i rrethuar nga Haxhi Baxhinosi, Met Tufa, Fatmir Lakasi, Nue Pisha, Llazi Koci, Agron Hoxha e te me falin ata qe sme kujtohen, vetëm ishim pak. Ai ishte kapur me Haxhiun dhe per nje moment e godet me shkop gome.  Xhikja nxjerr nje thikë artizanale e punuar me material lopate dhe ja drejton ne bark. Nuk mund te them me saktesi ne e shpoi pak apo veç ja nxori, vetem se ne çast oficeri iku me vrap duke lenë kapelen ne tok.

Per disa orë kampi do te ishte ne duart e te burgosurve.

Erdhen dy zv. ministra te Brendshem me helikopter dhe forca speciale nga Tirana e Shkodra.

U futem te gjithë ne kapanone dhe u be thirrje kush te degjojë emrin te dalë te porta. U thirren  14 plus nje. Dhuna qe esht ushtruar aty ishte e  paparë, fjalet e mia sido qe ti perdor nuk do te mundin ti pershkruajn ato skena makabre qe ato bisha me fytyrë njeriu benë mbi djemt tanë.   E ti ishe ne çdo çast i pranishem, Ti ju dole dhe deshmitar ne gjyqin kunder atyre.

Shkelja jote ligjore eshte nxjerrja me dhunë ne punë duke shkelur konventen e vitit 1954 e cila, edhe sipas teje, ndalon detyrimin e te burgosurve te bejnë punë te detyruar .

Pse te akuzoj ty per nxitjen e revoltes se maj ‘84  dhe vrasjen e Sandër Sokolit?

Konflikti me dy te denuarit qe nuk dolen ne punë dy turne per mungesen e nje vagoni eshte vec fasada per te fshehur qellimin e vertetë te nxitjes se kesaj revolte qe ishte eleminimi fizik i Sander Sokolit.

Duke ju referuar fakteve verejmë se Sandri as nuk mori pjesë e as nderhyri e as u pa ne zallamahine e revoltes. Sandri ishte njeri korrekt. Sandri nuk ishte atakuar asnjeherë me policinë qoftë dhe per gjenë me te vogel. Un te pyes ty: Pse duhej të merrej Sandri?

Unë e di shum mir qe nuk je ti vrasesi i drejtperdrejtë,  kete e them me kopetecë se e kam nga burim i brendshem, por di gjithashtu qe ti e di shumë mir se vrasesi i Sandër Sokolit eshte ish shefi i mbrapavijes, dibrani Sadedin Çekici

PSE U ELEMINUA SANDER SOKOLI?

Sandrin kam patur fatin ta njoh ne burgun e Spaçit ne vitin 1981 ku me derguan per te kryer denimin. Qelloi qe ishim ne te njejten brigadë ne zonen e parë. Unë isha nivelist, ndersa Sandri punonte ne front, nxjerrje minerali. Isht njeri i nderuar, korrekt, i thjeshtë, i zgjuar dhe i dashur. Mua me reapektonin dhe per motivacionin e denimit. Kujtim Ymeri me thirri i pari “valuta” dhe ne pergjithsi keshtu me therrisnin  .Gjithmonë kur kishim mundesi si kur prisnim per te hyrë ne kamp apo per te dal ne punë, un Sandri dhe Ramazan Spahiu bisedonim e benim shaka. Unë dhe Ramazani i benim opsion  bindjeve te tij gjithmonë miqesisht.

Sandri ishte largpames  dhe me intuitë intelektuale. Ai e parandjente se koha po afronte per ndryshim bile kish nje bindje te brendshme se 1984 do te ishte viti vendimtar. Ai ziente dhe filloi te bente miniorganizim paraprak.

Takimet beheshin tek infermjeria. Sandri te bente per vete dhe ishte shumë serioz e bindes. Ai u pre dhe parandjeu dhe fundin kur nje person qe nuk eshte me ne jetë u trasferua pak para se te behej revolta.

Mesa dukej pesha e Sandrit  dhe menyra e grumbullimit te tij rreth vetes te perkrahesve  kishte tingelluar keq ne piken “0”.

Hajredin Fratari, Dalip Zhaboli, Drago Vujoshevic, Nuredin Skrapari jo vetem nuk morën pjesë ne revoltë por as u pane rreth saj. Ti e di shum mirë pse i morën.

Hajredini e Dalipi qe Ti thua se i kam shpetuar u morën e u torturuan. Çfarq ndihme u ke dhene Ti. A mos ishin edhe ata per t’u eleminuar!

Ti nuk u ndeshkove per ketq ngjarje te ndodhur ne sektorin tend perkundrazi u ngrite e u ngrite  u bere dhe kuader partie. Te gjitha arritjet e tua ti i ke fituar duke derdhur gjak njerqzish, pa permendur ketu terrorin qe ti ke berq pas revoltes ne Qaf -Bari ku njerzit per t’i shpetuar ndeshkimit tend hynin ne hapsira duke len jeten .

Ti nuk ke as gjak, as fytyr, e as dinjitet njerëzor ku thua se dy te denuarit  Dilaver Hysi dhe Ylmi Cocka qe zuri galeria e i nxoren mbas nje jave i nxore Ti nga shembja dhe nuk thua te verteten qe ata mbeten ne shembje se duhej te benin vagonat. Pasi ne rast te kundert perfundonin ke birucat me “racion” tre herë ne ditë mbas buke dajak(rrahje). Pra shkurt i cove ti me presionet dhe dhunen, tende drejt vdekjes. Ardhja e brigades avari shpetimit ne raste te tilla ishte detyrim ligjor. Pa verifikimin e trupave te tyre ti nuk mundje te vazhdoje asnje punë.

Ti je shqetsuar dhe ke reaguar se te thanë tre herë kriminel kur per ty as fjalori nuk e permban fjalen qe te pershtatet per te pershkruar mostruozitetet e tua. Bemat e tua nuk mbarojnë as me disa vellime, por po mjaftohem kete rradhë me kaq!

Miku mi, ndjeri Hysen Sheshori per tipat si ti e “PENECILINA” thoshte:- kam nyt(ndoht) me ja permen emrin.

Dhe un meqe ndaj te njejtin mendim me te – kam nyt me ta permen emrin o “Kaubojsi i Skëterrës” se Qaf-Barit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU