Edita Tahiri: Nga 33 marrëveshje me serbët, vetëm 3 nuk po zbatohen

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri thotë për “Zërin” se nuk do të ketë Asociacion të Komunave Serbe derisa Serbia nuk i shpërbën të gjitha strukturat paralele dhe nuk e zbaton Marrëveshjen për Telekomin dhe Energjinë.

Ajo po ashtu thotë se nga 33 marrëveshjet sa janë arritur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, vetëm tri nuk janë zbatuar në praktikë.

Ndërsa marrëveshja e fundit për targa, sipas saj, është shtyrë, pasi autoritetet kosovare nuk e kanë përmbyllur tenderin për letërngjitës.

Tahiri në intervistën dhënë “Zërit” thotë se procesi i bisedimeve me Serbinë nuk do të zgjasë aq sa ka zgjatur dhe në fazën e tretë, siç thotë ajo, do të trajtohet edhe çështja e të pagjeturve.

Ministrja për Dialog është e bindur se epilogu i bisedimeve do të jetë njohja reciproke e dy shteteve. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU