Edhe Rrahmani i bashkohet Kosovës

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, Kosovës do t’i bashkohet edhe Amir Rrahmani. Edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani do t’i bashkohet Kosovës, si edhe Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli. Ky i fundit zbuluar se mbrojtësi i RNK Splitit e ka pranuar ftesën e bërë nga ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaku. “Amir Rrahmani ka zgjedhur Kosovën.

Është normale që ta bëjë diçka të tillë, ai dhe shumë të tjerë”, ka thënë Sokoli, shkruan Panorama Sport. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU