Opozita ka bojkotuar seancën plenare sot duke u mbledhur në Elbasan, qytetin që e konsideron si kryeqendrën e krimit të lidhur me pushtetin.
Nga ky qytet lreu i PD Lulzim Basha njoftoi edhe nismën për vetting në politikë.
Në Elbasan sot do të jetë edhe kryeministri Rama. Ai do të jetë i pranishëm në një aktivitet te shkolla “Shaskal Todri”, ku do të shpërndahen libra falas.
Burimet bëjnë me dije se opozita do ta presë Ramën me protestë, një strategji kjo e dnjekur edhe muajt paraardhës kur shefi i qeverisë udhëtonte në rrethe./a.m.