Edhe një tjetër skandal seksual në Partinë Republikane, dorëhiqet Steve Wynn

Miliarderi i kazinove dhe njëkohësisht kryetari i financave në Komitetin Kombëtar Republikan Steve Wynn është dorëhequr nga pozicioni i tij brenda partisë, pas publikimit të akuzave për sjellje të pahijshme të shtrirë në dekada.

Disa gra të cilat kanë punuar për Wynn e kanë akuzuar manjatin se ka abuzuar me pushtetin e tij për t’i ushtruar presion në kryerjen e favoreve seksuale.

Sidoqoftë, Wynn ka mohuar çdo pretendim se ai është përfshirë në sjellje jo të hijshme, duke akuzuar ish-bashkëshorten e tij Elaine se ka nxitur të tilla akuza kundër tij, ndërkohë që ata janë të përfshirë në një proces gjyqësor për rishikimin e termave të divorcit mes tyre.

Wynn, një mbështetës i zjarrtë i Trump, ka kërkuar që kjo situatë të mos heqë vëmendjen nga agjenda e Partisë Republikane për ta bërë Amerikën një vend më të mirë.

Vetë presidenti Trump nuk e ka fshehur marrëdhënien e ngushtë që ai ndan me Wynn.

Gjatë një tubimi në 2016, Trump e përshkroi manjatin e kazinove si “një mik të mirë të tijin”, këshillat e të cilit ai i dëgjonte me kënaqësi. Sidoqoftë, bëhet e ditur se presidenti e ka nënshkruar dorëheqjen e kreut të financave republikane. Express

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU