Edhe gratë e Vetëvendosjes akuzojnë për ngacmimin seksual

Gratë nga partia opozitare e Kosovës, Vetëvendosje thonë se është koha për të rritur ndërgjegjësimin për problemin e ngacmimeve seksuale në vend, duke thënë se kjo ndodh edhe brenda partisë së tyre.

Gratë anëtare të partisë kryesore të opozitës në Kosovë, Vetëvendosje, kanë theksuar rastet e ngacmimit seksual në mjedisin e tyre të punës, në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për fenomenin e gjerë në vend.

“Ka pasur ngacmime, kjo nuk ka qenë kulturë e përgjithshme as e pranueshme, por ka ndodhur fshehur, prej një numri të vogël personash.

Këto ngacmime i kemi marrë vesh nga ankesat e vajzave të përfshira drejtpërdrejt”, tha për BIRN, Nazlie Bala, udhëheqëse e sekretariatit të grave aktiviste në Vetëvendosje.

Deklarata e saj erdhi pasi Albin Kurti, kreu i partisë, të enjten në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se partia e tij ka nevojë për një kod etike për të trajtuar ngacmimet seksuale.“Zyret e Vetëvendosjes nuk kanë pasur asnjë imunitet nga shprehjet e papranueshme dhe komunikimet mashkullore shoviniste tek gratë dhe vajzat, të cilët ata i vënë në një lloj pozicioni të sikletshëm në vendet e punës”, tha Kurti.

Deklarata e Kurtit bëri bujë në mediat sociale, por Diellëz Arifi, një aktiviste e Vetëvendosjes, tha për BIRN se “duhet sqaruar se diskriminimi gjinor, pabarazia apo ngacmimi nuk është e njëjta me seks”.
“Reagimet e shumta që kanë ardhur me t’u adresuar kjo temë kanë ardhur për shkak të këtij barazimi”, deklaroi ajo.

Bala tha se ngacmimet shpesh nuk ishin të drejtpërdrejta dhe ndonjëherë ndiqeshin nga refuzimet e grave. “Ne kemi mësuar për këto ngacmime nga ankesat e vajzave të përfshira drejtpërdrejt”, shpjegoi ajo.E pyetur nëse ndonjë nga këto raste është penalizuar, Bala deklaroi se një person u shkarkua nga partia në vitin 2013 pas një ankese.

Ajo tha se ngacmimi seksual mbetet një çështje sfiduese dhe do të duhet kohë dhe energji për të krijuar një hapësirë në të cilën rastet e tilla do të adresohen dhe denoncohen, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU