Edhe Dani Alves nuk luan në Rusia 2018

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain u lëndua gjatë finales se Kupës së Francës në gju dhe pritet që të mungojë në Botërorin e Rusisë.

Brazili është goditur edhe nga një lëndim para Botërorit, pasi që mbrojtësi Dani Laves do të mungojë në Botërorin që sivjet do të mbahet në Rusi.Në fillim u tha se lëndimi nuk duket serioz dhe se ai do të jetë gati për në Botëror, por kjo nuk ka ndodhur.

“Në rastin e lëndimit të gjurit të Daniel Alves, i cili ndodhi parmbrëmë në finalen e Kupës së Francës, testet që janë bërë  tregojnë se ai ka zgjatur dhe këputur njërin ligament”, ka thënë zëdhënësi i lojtarit të mërkurën.

Por, lëndimin e Alves e ka konfirmuar për media Federata e Futbollit të Brazilit të cilat kanë shkruar se lojtarit janë bërë teste të tjera nga mjeku i Kombëtares, Rodrigo Lasmar dhe edhe përkundër insistimit të lojtarit ish ylli i Barcelonës nuk do të mund të paraqitet në verë për Selecao.

“Testet e afërta janë bërë dhe është përcaktuar diagnoza fillestare e lëndimit që kërkon tretman tjetër kirurgjik”, thuhet në deklaratë.“Duke marrë në konsideratë shërimin dhe alternativat tjera brenda kësaj kohe, mund të konfirmojmë që është e pamundshme që ta thërrasim Daniel Alvesin për kohën e parapërgatitjeve, miqësoreve dhe për në Botëror”, thuhet në këtë deklaratë, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU