Edhe Agron Llakaj te Top Channel? Aktori fotografohet me Blushin në bisedime

Sezoni i ri i televizioneve në shtator pritet të ketë jo pak lëvizje. Një prej ndryshimeve  mund të jetë rikthimi aktorit të humorit, Agron Llakaj në Top Channel, shkruan Dita.

Ditën e sotme, ideatori dhe prezantuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar” në “Vizion Plus” është fotografuar me drejtorin e përgjithshëm të “Top Channel”, Ben Blushi.

Nuk dihet nëse aktori i njohur ka planifikuar rikthimin e tij në televizionin ku ishte drejtues i “Portokalli”.

Mendohet se vetëm pak ditë më parë, Blushi i ka bërë një ofertë Blendi Fevziut me një pagë që flitet se shkon deri në 45 milionë lekë të vjetra në muaj. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU