E vranë se i refuzoi për seks, del videoja e takimit të studentes me shqiptarin

Mediat greke kanë publikuar videon e kamerave të sigurisë, ku shfaqet shqiptari në momentet e takimit me studenten e vrarë greke Eleni Topaloud në natën e 27 nëntorit në Rodos.

Shqiptari takohet me studenten dhe më pas largohen së bashku, pak para se ajo të vritej me një shufër hekuri në kokë.

Studentja greke u vra nga dy të rinjtë pasi refuzoi kërkesën e 19-vjecarit shqiptar dhe të mikut të tij grek 21-vejcar për të shkuar në shtëpinë e këtij të fundit dhe të kryenin marrëdhënie seksuale.

Pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vdekur. Por sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke/a.çupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU