E veja e komandant “Sandokanit”: Eshtrat ja kanë ndërruar, nuk e marr kufomën!

E veja e Abedin Rexhës, ish-Komandant Sadokanit, Sanije Rexha ka thënë se nuk do ta marrë trupin e bashkëshortit të saj nga Morgu i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në një rrëfim për Interaktiv në KTV, Rexha ka thënë se dyshon që eshtrat e tij janë ndërruar dhe që uniforma i është djegur. “EULEX- i më ka shantazhuar e më ka kërcënuar. Më kanë thënë se nëse zhvarroset Abedini dhe i bëhet autopsia mund ta arrestojnë Gani Gecin për vrasjen e tij. E kemi zhvarrosur, por më pas më kanë thënë që nuk e dinë arsyen e vdekjes. Unë ia kam pa plagët. EULEX më ka thënë që kanë ndërhyrje të mëdha”, ka thënë Rexha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU