E trishtë, vogëlushja 8-muajshe mes viktimave në Gaza

Hapja e ambasadës amerikane në Jeruzalem u parapri nga përleshje të ashpra mes protestuesve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë në Rripin e Gazas.
Të paktën 60 palestinezë humbën jetën nga armët e zjarrit të ushtrisë izraelite dhe mbi 2700 të tjerë u plagosën.
Mes viktimave është edhe një vogëlushe vetëm 8-muajshe. Laila Anëar al-Ghandour ka humbur jetën nga gazi lostsjellës sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza.
Sot u mbajt një grevë e përgjitshme në dner të viktimave. Shkollat, universitetet, bankat dhe bizneset publike qëndruan të mbyllura sot. Kjo ditë përkon edhe me 70-vjetorin e asaj që palestinezët e quajnë “Nakba” apo “Katastrofa”, që shënon zhvendosjen masive të palestinezëve pas krijimit të shtetit të Izraelit./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU