E trishtë! Shuhet ikona e Hollywood-it

Shuhet në moshën 82-vjeçare aktori i njohur hollivudian Burt Reynolds.

Mediat amerikane transmetojnë se ylli, i viteve 70 dhe ish-kandidati për çmim Oskar, vdiq në një spital në Florida pas një ataku kardiak.

Aktori më parë i ishte nënshtruar një operacioni në zemër në vitin 2010, ku doli me sukses.

Reynolds, u bë i njohur në filmin “Deliverance”, transmetuar në vitin 1972.

Karriera e tij vijoi me filmat: “Smokey the Bandit”,” Boogie Nights” dhe “Run Cannonball”.

Reynolds lindi në Lansing, Michigan, më 11 shkurt të vitit 1936.

Ai gjatë jetës pati dy martesa, fillimisht me Judy Carne dhe më pas me Loni Anderson.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU