Shkon në komisariat të tërheqë padinë për nusen, por e rreh sërish

Policia e Tiranës arrestoi tre ditë më parë një 30-vjeçare me iniciale E.L, pasi dhunonte vazhdimisht vjehrrën e saj 73-vjeçare D.L. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, e moshuara tregon se nusja e dhunon prej 10 vitesh. Herën e fundit që ra pre e dhunës së saj, kishte urdhër mbrojtjeje nga policia.“Kjo nuk është hera e parë që e kam denoncuar. Unë kam qenë me urdhër mbrojtje edhe herën e fundit që nusja më dhunoi. Më ka dhunuar vazhdimisht. Ka rreth 10 vite që më rreh. Që kur ka hyrë nuse në shtëpi, ka vënë dorë mbi mua”, tregon 73-vjeçarja.

‘Lajmi i fundit’ shkruan se ajo shton gjithashtu se nusja e djalit dhunonte edhe vjehrrin kur ka qenë gjallë. Si shkak, e moshuara thotë se dhunohet pa ndonjë arsye konkrete. Para tre ditësh kur u arrestua 30-vjeçarja, vjehrra e saj D.L shkoi në komisariat të tërhiqte padinë që kishte bërë, por edhe brenda policisë nusja e kapi prej fyti.

“Edhe fytin e kam akoma të nxirë, pasi edhe kur isha në polici më ka kapur për fyti. Pavarësisht këtyre që kanë ndodhur, unë si nënë që jam, sapo policia erdhi në shtëpi shkova në komisariat dhe e tërhoqa denoncimin që kisha bërë. Nuk doja që ajo të arrestohej, por në polici shkova thjesht që të mbrohesha prej saj. Ajo ka dy fëmijë të vegjël dhe nuk ua dua të keqen. Unë kërkoj vetëm një mbrojtje që ajo të mos më dhunojë më asnjëherë”, tregon 73-vjeçarja D.L.e

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU