E rrëmbyen në banesë para 5 ditësh, asnjë gjurmë nga 15-vjeçarja

Prej 5 ditësh një 15-vjeçare nga Bulqiza vijon të jetë ende e zhdukur, ndërsa policia ka arrestuar personin e 4-t, i cili dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë rrëmbyer atë nga familja dhe kanë kërcënuar me armë nënën e saj të tërheqë kallzimin që kishte bërë për ngjarjen.

Policia e Bulqizës, e kontaktuar nga Ora Neës thotë se prej datës 5 shtator nuk ka asnjë informacion nga 15-vjeçarja me iniciale M.K.

Në njoftimin e sotëm, policia e Bulqizës thotë se “ka ndaluar shtetasin Edison Dangri, 21 vjeç nga Bulqiza, i cili në bashkëpunim me shtetasin F.T (i shpallur në kërkim), janë futur në banesën e shtetases H.K, ku dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë kanosur familjarët që ndodhedhin në banesë dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe”, sqaron policia.

Ndërkohë në datën 7 shtator, policia arrestoi tre persona,  Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Ndërsa në kërkim vijon të jetë ende 30-vjeçari me iniciale F.T, i dënuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, mësohet se 30-vjeçari F.T dhe personi i arrestuar sot, Edison Dangri hynë në banesë dhe rrëmbyen vajzë, ndërsa personat e tjerë kërcënuan gruan që të tërhiqte denoncimin.

Gruaja kishte denoncuar se dy shtetasit në kërkim i kishin shkuar në shtëpi me armë zjarri dhe i kishin kërcënuar, ndërsa u larguan bashkë me vajzën 15-vjeçare të familjes.

Gruaja, sipas policies, ka deklaruar se vajza e saj e mitur kishte një lidhje intime me 30-vjeçarin që e rrëmbeu, dhe i kërcënoi familjarët që të mos bënim denoncim në polici.

Policia thotë se po punohet intensivisht për gjetjen e adoleshentes, si dhe për kapjen e personit të pestë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjes./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU