E rrallë/Japonezi që jetoi në një ishull për 29 vjet, e kthejnë në shtëpi

Për afro 30 vite, Masafumi Nagasaki ka jetuar gati në izolim total. Tani, 82 vjeçar, Nagasaki është kthyer në shtëpinë e tij pasi u bë vullnetarisht njeriu që ka jetuar më shumë në izolim.

Për dekada me radhë, ai ishte banuesi i vetëm i ishullit Sotobanari të Japonisë, i cili vizitohej shumë rrallë edhe nga peshkatarët për shkak të rrymave të rrezikshme që e rrethojnë atë, transmeton koha.net.

Alvaro Cerezo, i cili udhëton botën për të dokumentuar vetmitarët si Nagasaki, ka raportuar për këtë në ueb faqen e tij Docastaëay. Cerezo ka kaluar 5 ditë me japonezin vetmitar para se largohej nga aty.

Cerezo ka treguar për Japonezin se: “Dikush e pa atë në ishull dhe dukej se ai nuk ishte në gjendje të mirë. Ata kanë thirr policinë e ata e rikthyen atë në civilizim dhe kjo ishte e gjitha. Ai as nuk mund të luftonte për tu rikthyer pas në ishull, pasi ishte i dobët. Ata nuk do ta lejonin atë”.

“Shëndeti i tij ishte i mirë, ai thjesht ishte sëmurë apo ishte me grip (kur ai u largua nga ishulli) por ata nuk do të lejojnë atë të që të rikthehet, ai nuk mund të shkoj më atje, ka marrë fund kjo”.

Nagasaki më parë ishte fotograf e madje drejtoi një klub në Niigata por “atij nuk i pëlqente të fliste për të kaluarën e tij”, thotë Cerezo. Ai vendosi që ta bëjë gati çantën e tij e të vendosej në Sobotanari, që do të thotë: “Ishull i largët” në dialekt lokal.

Ai që nga viti 1989 jeton i vetëm me ligjet e natyrës në këtë ishull në vetëm 1000 metra katrorë e i cili nuk ka ujë natyral, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU