E rëndë në Vorë, 44-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës, ku një 44 vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 6 i ndërtesës ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur dje në Vorë, ku shtetasi 44 vjeçar me inicialet B.M është hedhur nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, bazuar edhe në deklarimet e familjarëve, burri vuante nga depresioni.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU