E rëndë në Fier, burri hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Fierit.

Sipas njoftimit, shtetasi me inicialet A.K është vetëherdhur nga dritarja e banesës në katin e tretë të pallatit ku banonte, në lagjen “16 Prilli”.

54 vjeçari është dërguar në spital ku është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Fierit për vlerësim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 03.09.2018, në lagjen “16 Prilli” Fier, është vetëhedhur nga dritarja e banesës në katin e tretë të pallatit ku jeton shtetasi A.K, 54 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU