E reja tenton të presë damarët pas dhunës së burrit, ndërhyn policia

Një 29-vjeçare nga Fieri ka tentuar t’i japë fund jetës pas dhunës së përsëritur nga bashkëshorti i saj.

Policia ka prangosur një 43-vjeçar pasi dhunoi gruan n♪7 sy të fëmijëve. Kjo e fundit tentoi të presë damarët pas ngjarjes.

Në pranga u vu shtetasi Arti Baka, 43 vjeç, banues në Levan, Fier.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi bashkëshortja e tij shtetasja F.B, 29 vjeçe, kallëzon se bashkëshorti i saj në mënyrë të vazhdueshme ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj në prezencë të fëmijëve dhe në disa raste ka tentuar të presë damarët e dorës e të pijë fotoksinë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes i mbetur në tentativë” dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga Nenet 99 e 22 dhe 130/a/4 të Kodit Penal./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU