“E pabesueshme, por e vërtetë”, e gjithë bota shkruan për transferimin e Ronaldos

Deri dje transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi dukej thuajse i pamundur. Edhe pse vetë mediat e raportonin një gjë të tillë, jo të gjithë besonin se ‘blerja e shekullit’, do të realizohej.

Por dje, dyshimet morën fund, dhe Ronaldo kaloi zyrtarisht tek bardhezinjtë. Të dyja klubet, përmes deklaratave zyrtare, e konfimuan lajmin e bujshëm të verës, shkruan javanews.

E gjithë bota ka shkruar për transferimin e yllit të Realit, ku spikasin mediat italiane dhe spanjolle.

Për gazzeta della sport, gjithçka ishte e pabesueshme

“E pabesueshme, por e vërtetë: Ai mbërrin!“, kështu e nis shkrimin kjo gazetë, shkruan javanews.

“Ajo që deri pak ditë më parë dukej vetëm një ëndërr apo, për skeptikët, një gabim në mes të verës, është realizuar.

Cristiano Ronaldo, më i forti në botë, do të luajë në stadiumet tona në triko të zezë dhe të bardhë për katër vitet e ardhshme”, shkruan gazzeta della sport

Edhe për Corriere della sport, transferimi i Ronaldos është i pabesueshëm

Nuk mund ta besoj”, e nis editorialin kjo gazetë

Ronaldo, ai që na bëri të ndjekim Real-Barca në TV, sot është tek Juventus. Ajo që nuk e besonim 40 ditë më parë, sot është realitet”, shkruan gazeta

“Shkon Ronaldo, legjenda e 415 golave, kështu e hap gazetën, Marca

Duket se Realit të Madridit, Ronaldo nuk i la hapësirë tjetër vetëm që ai të largohej

Por, pavarësisht shkrimeve të mediave shokët e tij të skuadrës asnjëherë nuk besuan se ai do të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Para 40 dite, Los Merengues e humbën trajnerin dhe ish yllin e tyre të skuadrës Zinedine Zidane që ishte një largim shokues për ta

Për me tepër, largimi i Ronaldos për në Juventus do të jetë shumë zhgënjyes për dhomën e zhveshjes, edhe nëse ai nuk është befasi për shkak të një jave plot thashetheme.

Nëq vigjilie të bisedave, MARCA kupton që shumica e lojtarëve asnjëherë nuk kanë besuar se një marrëveshje për largimin e Ronaldos të largohet aq më pak kaq shpejt.

Me Madridin që tani duhet të mësohen më këtë fakt që nuk do ta shohin Ronaldon duke ju fituar tituj atyre në stadiumin Santiago Bernabeu, duket se lojtarët dhe stafi i ekipit mbretëror do ju duhet kohë që ta kuptojnë se e kanë humbur Ronaldon”, shkruan Marca

 

Javanews.al/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU