E mitura zhduket për 24 orë, befason me dëshminë kur rikthehet

Një nënë 34-vjeçare me banim në Tiranë ka dhënë alarmin një ditë më parë në polici teksa humbi kontaktet me vajzën e saj.

Shtetasja me inicialet A.Ç., kërkoi ndihmë nga uniformat blu pasi vajza  saj me inicialet B.Ç., 14-vjeçe, ishte larguar nga banesa.

Për orë me radhë nëna kërkoi tek të afërmit dhe shoqet e vajzës por askush nuk dinte gjë për vendndodhjen e saj.

Disa orë pasi nëna dha alarmin në polici, e mitura u rikthye vetë në banesë.

Ajo deklaroi se nuk kishte asnjë problem dhe se ishte larguar me dëshirë nga familja.

Policia nuk jep detaje lidhur me shkaqet e largimit të vajzës.

Paraprakisht mendohet se shkak mund të jetë bërë një debat mes vajzës dhe familjarëve.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU