“E miratoj me të dyja duart”, Nikolla zbardh kërkesën për bashkëpunim me studentët

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla ka njoftuar pasditen e sotme se ka marrë një kërkesë nga Këshillat studentorë për 3 pikat e tjera që janë kushtet e vendosura nga studentët.

Ministrja tha se është dakord që pas shfuqizimit të VKM, që ishte kushti i parë i studentëve të ngrihen grupe pune për zgjidhjen e tre çështjeve të tjera, me pjesëmarrjen edhe të studentëve.

“Faleminderit që keni përcjellë të gjithë komunikimin në këto ditë. Më vjen mirë që kam marrë reagim inkurajues nga disa këshilla studentorë.

Kemi kohën që presim një angazhim edhe më të madh të studentëve për modernizimin e çdo institucioni të arsimit të lartë. Kjo protestë tregoi se sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte tek studentët për atë që sjell reforma e arsimit të lartë.

Më shumë se sa rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM kjo protestë shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera.

Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare”, deklaroi ministrja Nikolla.

Ministrja Nikolla mblodhi sot me urgjencë rektorët dhe dekanët e fakulteve të Tiranës pas protestës masive të studentëve.

Studentëve vazhdojnë ende të qëndrojnë para Ministrisë duke kërkuar përgjysmim të tarifave të shkollimit dhe kushte më të mira e kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre që janë 4.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU