E-mailet e deklasifikuara/ Hillary Clinton, Soros dhe Edi Rama…(FOTO)

Në zbatim të urdhërit të një gjykate amerikane, çdo muaj publikohen email-e të Hillary Clinton-it të ruajtura në një server privat, gjatë kohës që ishte Sekretare e Shteit. Ndër email-et e publikuara këtë muaj, ishte një i dërguar nga aktivistja demokrate Neera Tanden, në të cilin ajo informonte Hillary-n se, gjatë një drake, financieri i famshëm Soros i kishte deklaruar se ishte bërë pishman që kishte mbështetur Obamën në garën me Clinton-in në 2008-ën. Atij i kishte bërë përshtypje të jashtëzakonshme fakti që mund të komunikonte/takonte me Clinton-in për çështje të politikës së jashme, ndërkohë që nuk kishte mundur të takohej asnjëherë me Obamën, të cilin e kishte përkrahur publikisht raporton Respublica.

mesazhi soros clinton

Në email-e të publikuara më parë, bien në sy dy email-e që Soros i ka dërguar Hillary-t kur ishte Sekretare e Shtetit, që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Njëri pas 21 janarit 2011 dhe tjetri pas zgjedhjeve të Tiranës në maj 2011. Në të dyja, ai i sugjeron Hillary-t  përkrahje për opozitën e atëhershme, të udhëhequr nga Edi Rama.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU