E kishit harruar?! Kryemadhi rikthehet në skenë dhe sulmon qeverinë

Kush e kishte harruar mund të freskojë kujtesën. Monika Kryemadhi është shfaqur për herë parë pas shumë ditësh në një konerencë shtypi, ku ka kritikuar qeverinë për krizën ekonomike dhe ikjet e shqiptarëve jashtë vendit.

Ajo kërkoi edhe rikthimin e ligjit për taksat në Parlament.

“Vite më parë, qyetarët shpresuan tek Rilindja. Sot jemi përballë një sfide të madhe, sfidës së mbijetesës. Sot brezi i ri po largohet nga Shqipëria. Shqiptarët duhet të kthehen dhe te marrin në dorë fatet e tyre. Sot Shqipëria është një nga vendet më të varfra. Flasin për reforma, por 90% e shqiptarëve vuajnë për kafshatën e bukës. Paketa anti-varfëri është paketa që ka propozuar LSI dhe përmes saj do ulet varfëria. Të rikthehet ligji për taksat në Parlament, pasi taksat e larta falimentojnë bizneset. Në dy muaj, 2500 biznese kanë bërë aplikimin për mbyllje, pasi nuk përballojnë taksat”- tha Kryemadhi.

Duke folur për skandalin e lobimit rus që ka përfshirë PD, Kryemadhi tha me ironi se “vetë kryeministri veshi fustan për të bërë foto me Obamën”. “Problemi nuk është nëse Basha bëri foto me Trump apo ka bërë lobing në SHBA. Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e vendeve të punës, mungesa e investimeve, filmat me 007 janë bërë qesharakë duke parë që përrallat duan të na largojnë vëmendjen nga gjërat kryesore”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU