E ka bërë pula vezën apo veza pulën?

Nga Artan Fuga

Nuk merret vesh nëse kemi këtë lloj media sepse publiku nuk interesohet për të, apo publiku nuk interesohet për median sepse kemi këtë lloj medieje!

Nuk merret vesh nëse politika është për të zgjidhur problemet që krijon jeta, apo problemet e jetës i krijon politika!

Nuk merret vesh nëse politikanët janë bërë pasanikë apo pasanikët janë bërë politikanë!!!

Nuk merret vesh nëse Kuvendi duhet të nxjerrë ligjet kundër krimit, apo ligjet duhet të dekriminalizojnë Kuvendin!!!

Nuk merret vesh nëse katundarët janë bërë qytetarë apo qytetarët janë bërë katundarë!!!

Nuk merret vesh nëse nëpunësit janë shërbëtorë të popullit, apo populli është shërbëtor i nëpunësve!!!

Nuk kuptohet nëse është pushteti që krijon opozitë apo është opozita që mban pushtetin!!!

Hajde merre vesh nëse ka studentë sepse ka pedagogë apo ka pedagogë sepse ka studentë!!!

Kur më pyesin nëse e ka bërë pula vezën apo veza pulën? – përgjigjen e kam shumë të thjeshtë. Kjo veza këtu është bërë nga ajo pula atje, kurse pula atje më tutje është bërë nga një vezë e mëparshme. Pra duhet me qenë konkretë dhe kontekstualë, herë e bën veza pulën dhe herë pula bën vezën…

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU