E jashtëzakonshme në US Open/ Osaka mund Serena Williamsin në finale

Naomi Osaka e ka fituar US Openin duke e mposhtur në finale 23 herë fituesen e grand slameve, Serena Williamsin, në finalen e së shtunës. Osaka, 20-vjeçare, u bë japonezja e parë që e fiton një titull grand slam, gjë të cilën e bëri duke e mposhtur tenisten mbase më të madhe në histori, Serenën, 2-0 me sete, 6-2, 6-4, raporton Express.

Ndeshja u ndërpre disa herë për shkak të polemikave mes Williamsit dhe gjyqtarit Carlos Ramos, i cili e ndëshkoi amerikanen me dy shkelje, përfshirë me heqjen e një pike, që i ndihmoi Osakës ta ngrijë rezultatin në 5-3 në setin e dytë.

Serena nuk u pajtua me ndëshkimet që ia shqiptoi Ramosi, të cilit iu drejtua me fjalët “më parë humbi, sesa bëj hile”. Ndër ndëshkimet që Ramos ia dha ishte për gjoja instruksionet që i kishte marrë nga trajneri, që nuk lejohet në tenis.

“Ma ke borxh një kërkim falje”, i tha ajo Ramosit, duke shtuar “Kurrë në jetë nuk kam bërë hile”, përgatiti ”Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU