TIRANË- 38-vjeçari i plagosur dje në zonën e Unazës së Re ka ndërruar jetë në Spital.
Olsi Lelo u qëllua dje më thikë nga babai i të dashurës së tij. Ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe sot ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se babai i vajzës me të cilën ishte lidhur Lelo, 51-vjeçari Rezmi Caushaj ishte kundër kësaj marrëdhënie dhe kishte tentuar disa herë t’i ndante.
Dje Caushaj e kishte ftuar 38-vjeçarin në kafe ku edhe e ka qëlluar me thikë.
a.ç